Përfshihet nga flakët hoteli në “Don Bosko”, evakuohen klientët dhe stafi

17 Tetor 2025, 21:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një hotel në zonën e “Don Boskos” në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje, dyshohet pas një defekti elektrik.

Policia thotë se ka nxituar drejt vendngjarjes, duke kryer evakuimin e klientëve dhe stafit të hotelit, ndërsa aktualisht po punohet për shuarjen e flakëve. Është e paqartë nëse bëhet fjalë për zjarr me përmasa të mëdha.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video