Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit

28 June 2024, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon
Pëllumb Gjoka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici. 

Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”. 

Trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar.


Video