Para dy muajsh u kthye nga Anglia, kush është 42-vjeçari që iu bë atentat në Shkodër

7 October 2022, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Para dy muajsh u kthye nga Anglia, kush është 42-vjeçari
Armand Babaj

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që u bë në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Shkodër-Vau i Dejës ndaj 42-vjeçari Armand Babaj.

Armand Babaj është nga Mjeda, Bashkia Vau i Dejës, ndërsa ka  vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri. Babaj e ka raportuar vetë në polici atentatin, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka arritur të shohë autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.

Për fat të mira nga të shtënat ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Sakaq bëhet me dije se në makinë ka shenja plumbash, ndërsa nuk janë gjendur ende gëzhojat. Babaj rezulton person pa precedent penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Video