Përfundon seanca për shkollën “Mehmet Akif,” heqja e licencës mbetet në fuqi

7 October 2022, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon seanca për shkollën “Mehmet Akif,” heqja e
Godina e Kolegjit

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë për kolegjin ‘Mehmet Akif’.

Ky institucion ishte kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin.

Me vendimin e Gjykatës, heqja e licencës së kolegjit mbetet ende në fuqi.

Kolegji turk Mehmet Akif u vendos të mbyllej nga një vendim i qeverisë.

Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria.

Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.


Video