Ndërron jetë një tjetër i burgosur në Shënkoll të Lezhës (Emri)

7 October 2022, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërron jetë një tjetër i burgosur në Shënkoll
Gëzim Qepa

Në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë një i burgosur me masa mjekësore. Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat.

“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”, Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat.

Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, njofton drejtoria e Burgjeve,.

Ky është rasti i dytë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit, ditën e djeshme ndërroi jetë edhe Azem Dauti, 55 vjeç. Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.


Video