PAMJET / Qëllohet me molotov Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës, policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve

7 Tetor 2024, 19:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga protesta

Protestuesit janë largur nga selia e Partisë Socialiste, pasi për disa minuta kanë hedhur drejt godinës shishe molotovi duke bërë që zjarri të përhapet në disa vende.

Më pas ata i janë drejtuar Ministrisë së Brendshme, ku sërish kanë qëlluar me shashka dhe molotov, për t’iu drejtuar më pas Bashkisë së Tiranës.

Situata mbetet e tensionuar pranë institucioneve, teksa duket se destinacioni i radhës do të jetë godina e Parlamentit.

Video