Protestuesit i vënë zjarrin selisë së PS, rrezikon jetën një kameraman

7 Tetor 2024, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit i vënë zjarrin selisë së PS

Kur ka kaluar një orë e gjysmë nga nisja e protestës dhe pas incidenteve të dhunshme para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar drejt selisë së Partisë Socialiste.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin selisë së PS-së duke hedhur molotov.

Ndërkohë nga bombat molotov ka rrezikuar jetën një kameraman dhe disa policë.

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së PS-së, uniformat blu kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.

Video