Protestuesit nisen drejt selisë së PS, rrugës djegin një stacion autobusi dhe koshin e mbeturinave

7 October 2024, 19:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit nisen drejt selisë së PS, rrugës djegin një
Pamje nga protesta

Një grup protestuesish, së bashku me disa deputetë demokratë janë larguar tashmë nga sheshi para Kryeministrisë, duke u drejtuar te selia e Partisë Socialiste.

Gjatë rrugës ka patur edhe incidente, ku në një rast është hedhur benzinë në një stacion autobusi.

Protestuesve u është kërkuar të mos prekin makinat e qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në trafik, përgjatë “Unazës së Vogël”.

Disa protestues kanë qëndruar pranë Kryeministrisë, ku situata tashmë duket më e qetë dhe pa përplasje me forcat e policisë.

Protestuesit nisen drejt selisë së PS, rrugës djegin një
Pamje nga protesta


Video