PAMJE të RËNDA/ I riu në Tiranë rrihet brutalisht në hyrjen e pallatit, dy persona e lenë pa ndjenja në mes të rrugës!

27 January 2026, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE të RËNDA/ I riu në Tiranë rrihet brutalisht në

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në një nga lagjet e kryeqytetit.

Në zonën e Yzberishtit, dy shtetas kanë dhunuar brutalisht një tjetër qytetar, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës.

Një video e publikuar nga joq shihet momenti ku i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është i shtrirë në tokë, ndërsa goditet me grushte dhe shkelma nga dy persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, një debat mes tyre i cili zgjati për disa minuta përshkallëzoi deri në dhunë fizike. 

Siç shihet dhe në video, pas dhunës së ushtruar ndaj tij, i riu ka mbetur pa ndjenja ndërkohë që një tjetër person i është afruar dhe e ka futur me vështirësi në një automjet.



Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.


Video