Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sa do të jenë temperaturat

27 January 2026, 07:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sa do të jenë

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

 



Video