PAMJE TË RËNDA (+18)/ 59 vjeçarja shqiptare vdiq në New York, del video e aksidentit: Kangjellat iu futën në trup

14 September 2022, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE TË RËNDA (+18)/ 59 vjeçarja shqiptare vdiq në New

Një aksident i frikshëm në Bronks të Nju Jorkut i mori jetën disa ditë më parë një 59-vjeçareje me origjinë shqiptare.

Më herët u bë me dije nga mediat vendase se Paulina Nrecaj, humbi jetën pasi u godit nga një Lexus SUV gri përpara shtëpisë së saj në Bronxdale Ave, në orën 18:30 të së premtes.

Makina, e cila kapërceu bordurën, e përplasi atë në një gardh metalik.

Ndërkohë, së fundmi kanë dalë dhe pamjet e rënda ku Nrecaj shihet teksa është përplasur nga mjeti dhe ka përfunduar në kangjellat pranë rrugës.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi më datën 9 ku Paulina Nrecaj u përplas për vdekje nga një mjet përpara shtëpisë së saj në Bronxdale Ave.

Ajo u dërgua në Spitalin Jacobi, por fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.


Video