Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e zetorit, pas aksidentit me dy të vdekur të regjistruar pasditen e djeshm në fshatin Zëmblak të qytetit juglindor.
Në pranga është vënë shtetasi Ilir Kulla, 37 vjeç, banues në Zëmblak, i cili akuzohet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
"Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip "Lajdong", është përplasur me mjetin motor tip "Loncin", me drejtues shtetasin Arjan Xhuti, 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë." - thuhet në njoftimin e Policisë.
Si pasojë e aksidentin ndërroi jetë e ëma e Ilir Kullës, 58-vjeçarja Hatixhe Kulla si dhe drejtuesi i motorit shtetasi Arjan Xhuti.
Nga verifikimi i kryer ka rezultuar se Ilir Kulla e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.