Ndaj biznesmenit Julian Morina ka pasur dy procedime për ndërtim pa leje.
Në maj 2021 policia e ka kallëzuar penalisht ne prokurori për tejkalim te lejes se ndërtimit dhënë në vitin 2019 nga Bashkia Tiranë.
Këtë procedim prokuroria e Tiranës e ka ende të hapur dhe po vazhdon hetimet.
Kallëzim penal ndaj biznesmenti ka pasur edhe në maj të 2021. "Shtetasi Julian Morina në hetim për veprën penale ndërtim i paligjshëm. Prokuroria nënvizon se kompania që ka kryer ndërtimet është ‘Xheluks Constuction’ me administrator Julian Morinën", thuhet në një njoftim të Prokurorisë.
Ndalur tek pallati i sekuestruar pak dite me parë i konsideruar tërësisht pa leje nga IKMT dhe policia, prokuroria s’ka pasur një referim me herët e pas publikimeve në media të rastit ka nisur hetimet.