Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

19 June 2026, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në
Erion Veliaj dhe avokati i tij Plarent Ndreca

Sot në orën 14:00 do të jetë përballja e radhës në Gjykatën Administative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror.

Seanca e fundit, e mbajtur më 8 maj, nuk u transmetua ‘live’, pavarësisht kërkesës së përsëritur të Veliajt që hasi sërish në refuzimin e gjykatës.

KLP ndau të njëjtin qëndrim me mbrojtjen e prokurorit Dado në kërkesën për moslegjitimin të paditësit, që Veliaj e quajti një turp për institucionin Kryebashkiaku i kërkoi Gjykatës që të njihet me prapësimet e KLP-së.

Sqarimi i plotë i ligjshmërisë së Ols Dados, tha ai, është çështje themelore për Republikën.

Sipas Veliajt dhe palës mbrojtëse, ka një “harmoni institucionale” për të mbrojtur Dadon.


Video