Kuvendi miraton me 84 vota pro amnistinë penale, lirohen menjëherë 466 persona

18 June 2026, 19:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miraton me 84 vota pro amnistinë penale, lirohen
Kuvendi miraton amnistinë penale

Kuvendi votoi këtë të enjte, 18 qershor, me 83 vota pro amnistinë penale. Deputetët e mazhorancës ngritën kartonin jeshil për amnistinë e cila do u japë lirinë e menjëhershme nga burgu 466 personave, nga të cilët 11 janë gra dhe vetëm një i mitur.

Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri më 31 maj do të lirohen menjëherë.

I pranishëm në Kuvend ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili erdhi për të votuar amnistinë penale, kurse deputetët e opozitës bojkotuan votimin dhe nuk ishin të pranishëm në sallë.

Seanca u ndërpre të paktën 5 herë për shkak se deputetë të PD bllokuan foltoren me pretekstin se kryetari i Kuvendit, nuk i dha fjalën opozitës.

Në proces votimi kaluan edhe disa pika të tjera, të cilat janë për disa ndryshime në Kodin Rrugor referuar përdorimit të monopatinave.


Video