Artan Shkreli: Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar, Sazani është histori tjetër

18 June 2026, 21:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Artan Shkreli: Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar, Sazani

Ish-zv.ministri dhe mik i ngushtë i Edi Ramës, Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij ndërtimet në atë zonë kanë sjellë një shkatërrim të qëndrueshëm të ekosistemit dhe që do ketë një ndikim afatgjatë.

“Një nga shembujt e një dështimi afatgjat të qëndrueshëm është Palasa, si një varrezë gjigante, varrezat kanë gjelbërim, kurse ajo është një masë e madhe si gurore.

Natyrisht është zone e shtrenjtë sepse kërkesa është më e madhe për të blerë një shtëpi në bregdet se vetë oferta. Jala është një nga shembujt e mire, e lidhur shumë mire me siluetin me detin.

Shembujt më të mire do ishin rijetëzimi I fshatrave që ka bregu dhe do të jenë perlat e vërteta të ndërtuara bukur” – tha Shkreli në një intervistë për Radar.al.

Më tej arkitekti Shkreli tha në Zvërnec nuk duhet ndërtuar pasi është zonë e mbrojtur ndërsa u shpreh pro projektit në Sazan.

“Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar pasi është një zonë e mbrojtur dhe zonat e mbrojtura janë shumë të qarta. Ne kemi aderuar në Konferencës e Ramsarit.

Nuk duhet ndërtuar fare ose ndërtimet duhet të jenë druri, tip peshkatarësh. Ndërkohë Sazani është histori tjetër, duhet të turistifikohet. Janë dy situata të ndryshme Sazani me Zvërnecin” – shtoi Shkreli.


Video