Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa të rinj komisariatesh në Tiranë dhe në disa qytete (EMRAT)

18 June 2026, 22:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa të rinj
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të enjte një valë ndryshimesh në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qarqe të vendit, duke emëruar drejtues të rinj në poste kyçe.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit nr. 4 në kryeqytet i është besuar Florent Sulçes, i cili më herët ka ushtruar funksionin e zëvendësshefit në të njëjtën strukturë.

Ndryshimet prekin një sërë komisariatesh në vend, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.

Emërimet e reja janë si më poshtë:

Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës

Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës

Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit

Florent Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Vlorës

Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës

Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës

Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit

Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës

Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës

Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut

Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit dhe efektivitetit të strukturave vendore të policisë.


Video