Opozita kërkon shpalljen "Dëshmor i Atdheut" për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 October 2025, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Opozita kërkon shpalljen "Dëshmor i Atdheut" për
Gjyqtari Astrit Kalaja

“Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor i Atdheut”. Kjo ka qenë kërkesa e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu në Konferencën e Kryetarëve.

Mediu kërkoi që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa lexonte një vendim gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ngjarja tronditëse ndodhi në sallën e gjyqit, pasditen e të hënës.

Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Trupi i pajetë i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.


Video