Përcillet sot për në banesën e fundit Astrit Kalaja, gjyqtari do të prehet në qytetin e tij të lindjes

8 October 2025, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përcillet sot për në banesën e fundit Astrit Kalaja,
Gjyqtari Astrit Kalaja

Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.

Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.

Përfaqësues të lartë të shtetit, kolegë nga sistemi gjyqësor, familjarë dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja.

Ndërkohë, vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, prej orës 14:00-16:00. Ndërsa pas përfudimit të ceremonisë në Tiranë, arkivoli me trupin e tij do të përcillet drejt qytetit të lindjes, Shkodrës, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të bëhet edhe varrimi. 

Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.


Video