Ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe ‘Cllevio’, do përballet me drejtësinë në Shqipëri

8 October 2025, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe ‘Cllevio’, do
Kleviol Ahmeti

Kleviol Ahmetaj, personazhi i njohur si këngëtari “Clevio”, pritet të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Dubai në drejtim të vendit tonë.

Këngëtari ka qenë i ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkelje të ligjit mbi përdorimin e drograve dhe prishje të qetësisë publike, dhe pas lirimit është vendosur dëbimi i tij.

Në Shqipëri, “Clevio” dyshohet për disa ngjarje dhe për të janë në fuqi katër masa sigurie “arrest me burg” nga disa gjykata, për përndjekje, shkelje të arrestit në shtëpi, kanosje e shkatërrim prone.

Clevio u bë i njohur pas rivalitetit me këngëtarin Noizy, me të cilin është konfrontuar edhe fizikisht.

Po ashtu, ai njihet edhe si mik i të “fortit të Lushnjës”, Laert Haxhiu, i dënuar përjetë për Masakrën e Lushnjës


Video