Operacion i madh anti-drogë në Tiranë, sekuestrohen 10 mijë tableta ekstazi, disa të shoqëruar

14 Gusht 2023, 22:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese: Pilula ekstazi


Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

Voxnews.al mëson se të paktën pesë persona janë vënë në pranga si dhe është sekuestruar një sasi prej rreth 10,000 tableta ekstazi.

Droga vinte nga Kosova dhe shpërndahej në klubet e natës kryesisht në lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë.

Tre prej të arrestuarve janë nga Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas të Kosovës.

Në vijim pritet të mësohen detaje të reja si dhe të ketë një reagim zyrtar nga policia.


Video