Ky është afati i ri kur mund të regjistrohen fëmijët në klasë të parë dhe të dhjetë

14 Gusht 2023, 21:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka bërë të ditur datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

“Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator”, shkruan Kushi.

Njoftimi i plotë:

Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ?regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 - 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.


Video