Është mbajtur sot protesta e katërt kundër ndërtimit të kullës 65-katëshe në Tiranë. Protesta është organizuar nga Lëvizja Bashkë.
“Qyteti ynë po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet. Pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane, siç mburren me vetëbesimin e kriminelëve të papendueshëm Edi Rama dhe Erion Veliaj", thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.
"LARG DUART NGA PARKU YNË!", kanë qenë parrullat e protestuesve të cilët e cilësojnë atë që po ndodh në qendër të Tiranës si një krim i vërtetë kundër qytetit, i financuar me para të pista dhe i mbrojtur publikisht nga pushtetarë të korruptuar.
Sipas aktivistëve të Lëvizjes Bashkë, Tirana po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet dhe pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane.