Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, me pasojë plagosjen e një 33-vjeçari.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Kuçovë-Kozare, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përmbysur me makinë.
I plagosuri me inicialet A.H është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Kuçovës.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e makinës, teksa shoferi ka arritur pranë një kthese dhe ka humbur kontrollin.