"Nuk e vrau varka, por shteti", nis protesta para Ministrisë së Brendshme, kërkohet drejtësi për Jonadën (FOTO)

4 August 2022, 19:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk e vrau varka, por shteti", nis protesta para Ministrisë
Protesta

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta para godinës së Ministrisë së Brendshme ku kërkohet drejtësi për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase në plazhin e Potamit të Himarës.

Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe shoqëria civile. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, qindra qytetarë me pankarta në duar janë grumbulluar në fillim të pedonales së Tiranës.

Protestës i janë bashkuar dhe deputetë të PD-së, teksa pritet t'i bashkohet dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Siç thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së, në protestë do kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.



Video