Një revoltë nga ana e të paraburgosurve është regjistruar ditën e sotme në burgun e Peqinit. Burime bëjnë me dije se tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu nuk i janë bindur urdhrave të policisë dhe i kanë goditur këta të fundit.
Burime nga burgu i Peqinit bëjnë me dije se arsyeja e konfliktit ka qenë për shkak se të burgosurit nuk kanë pranuar të futen në qeli pas përfundimit të orarit të ajrosjes.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin. Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.
"Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal. A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal." - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.