Policia dhe prokuroria janë të ndara lidhur me akuzën e ngritur ndaj Arjan Tases, ish-shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, i cili shkaktoi tragjedinë në plazhin e Potamit në Himarë, ku aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia.
Policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore thanë në njoftimin e tyre se Arjan Tase akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe siaps nenit 85 të kodit penal ajo dënohet deri në 5 vite burg.
Por sipas burimeve nga Prokuroria e Vlorës, organi i akuzën do të ngrejë akuzën e "varsjes me dashje", pasi Tase kishte patentë të mjetit ujor dhe e dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i ketyre mjeteve ne breg te detit per qytetaret.
Kjo, ndryshon shumë mbi "fatin" e Arjan Tases.
Akuza "Vrasje nga pakujdesia" e parashikuar në nenin 85 të Kodi Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Ndërsa Akuza "vrasja me dashje" sipas nenit 76 të Kodit Penal të Shqipërisë, Tase rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg.
Pas tragjedisë, komisari Ajan Tase u arrestua nga Policia si dhe u përjashtua edhe nga radhët e Policisë së Shtetit.