Aksidenti tragjik/ Meçe sapo ishte kthyer nga Italia dhe po shkonte në shtëpi, "Benzin" e kishte marrë me qira

4 August 2022, 18:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti tragjik/ Meçe sapo ishte kthyer nga Italia dhe po shkonte
Aksidenti

Detaje të reja Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Elbasan, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mbeti viktimë 27-vjeçari Festim Meçe.

Burime bëjnë me dije se ky i fundit sapo kishte ardhur nga Italia nëpërmjet portit të Durrësit dhe po shkonte në shtëpinë e tij në Sinaballaj të Rrogozhinës. Mësohet se makinën tip "Benz" me të cilën shkaktoi aksidentin, ai e kishte marrë me qira në Durrës.

Fatkeqësisht ai nuk mbërritit dot kurrë në shtëpi ku e prisnin familjarët sepse udhëtimi iu pre në mes nga aksidenti rrugor.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga ana e të riut, duke sjellë përplasjen "kokë më kokë" me kamion

Kamioni që është përfshirë në aksident ka qenë i ngarkuar me inerte, ndërkohë që drejtuesi nuk ka pësuar lëndime. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit i identifikuar si shtetasi I.C është shoqëruar në komisariat në gjendje të rëndë psikologjike.


Video