Një hap afër ëndrrës! Mbyllet 1-0 pjesa e parë, Rama me djalin dhe gruan në tribunë (Fotot)

10 September 2023, 21:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një hap afër ëndrrës! Mbyllet 1-0 pjesa e parë, Rama me
Kryeministri Edi Rama me familjen në tribunën e Air Albania

Shqipëria është një hap pranë ëndrrës për t'u kualifikuar për herë të dytë në kampionatin europian, teksa është duke udhëhequr me rezultatin 1-0.

Pjesa e parë është mbyllur mes emocionesh të shumta, ndërsa kuqezinjtë kanë qenë me fat pasi polakëve u është anuluar një gol pozicion jashtë loje.

Stadiumi kombëtar është i mbushur plot e përplot, ndërsa në tribunë nuk kanë munguar as personazhet VIP.

Duke nisur nga kryeministri Edi Rama i cili është duke shijuar ndeshjen me djalin e vogël, Zahon dhe bashkëshorten, Linda Rama.
Le të shpresojmë në një pjesë të dytë me kaq fat sa në pjesën e parë!



Video