Tirana po zien si "kazan ballkanik", kështu shkruajnë mediat polake për atmosferën e zjarrtë në kryeqytetin shqiptar pak çaste para ndeshjes me Poloninë.
Mediat polake kanë shpërndarë pamjet nga atmosfera festive e tifozëve shqiptarë, teksa këndojnë këngë patriotike drejt stadiumit.
Gazeta polake "Sportoëy24" ka zbuluar edhe tifozat më të veçantë të ndeshjes së sotme.
E para është një grua polake që shërben si guidë turistike. Ajo është shfaqur në Tiranë me një kapele me flamurin shqiptar.
"Unë vij çdo javë në Tiranë, sjell turistë polakë në Durrës, Krujë dhe këtu. E dua Shqipërinë. Por sot le të fitojë më i miri.
Ndërsa një familje shqiptaro-polake ka gjetur një mënyrë të veçantë për të festuar sot. Ata kanë bashkuar dy shqiponjat, simbol që gjendet edhe në poloni, në një të vetëm.