Aksident në Leskovik, 68-vjeçari përplas një këmbësor me makinë!

10 September 2023, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Leskovik, 68-vjeçari përplas një

Një aksident ka ndodhur në Leskovik, ku një 68-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor.

Bëhet fjalë për shtetasin K.P nga Çarçova, Përmet i cili po udhëtonte me automjetin tip “Ford”, i cili përplasi këmbësorin B.C 74 vjeç nga Leskoviku.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video