Ndërpritet ndeshja, hidhen flakadanë në fushë

10 September 2023, 20:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërpritet ndeshja, hidhen flakadanë në fushë
Momenti i hedhjes së flakadanëve në fushë


Është ndërprerë ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, vetëm 2 minuta pasi arbitri i ka rënë bilbilit.

Shkak janë bërë flakadanët e hedhur në fushën e blertë nga tifozat kuqezi.
është dashur ndërhyrja e sigurisë për heqjen e fishekzjarrëve, teksa ndeshja ka rinisur tashmë.

Më herët pati përplasje mes tifozave shqiptarë dhe atyre polakë.

Grupimi i Plisave janë përpalsur me disa tifozë polakë duke gjuajtur në drejtim të njëri-tjetrit me stola dhe sende të tjera.
Mes dy tifozerive, forca të shumta të policisë kanë krijuar një kordon sigurie.


Video