Aksident në Shkodër-Hani i Hotit, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

10 September 2023, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Shkodër-Hani i Hotit, 20-vjeçari përplas
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje se ka ndodhur këtë të diel në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi 68-vjeçar Llesh Peposhi.

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor). 

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.


Video