Ndodh në Tiranë/ Policia: Dy fëmijë, 4 dhe 2 vjeç dëmtohen në çerdhe dhe kopsht!

11 November 2023, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Tiranë/ Policia: Dy fëmijë, 4 dhe 2 vjeç
Kopshti

Dy fëmijë të moshave 4 dhe 2 vjeç, të cilët frekuentonin një çerdhe dhe një kopësht në kryeqyetet janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë dëmtuar.

Njoftimi i policisë

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën "Peti".

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani".

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”


Video