Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë (EMRI)

7 Dhjetor 2025, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Danjel Ndreu

Policia e Shkodrës ka arrestuar Danjel Ndreun, 17-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim policor si bashkëpunëtor i Ragib Gilës për atentatit të 8 shtatorit në Shkodër, mëson gazetari Eraldo Harlicaj.

Në atentatin në qendër të qytetit humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, shënjestër e sulmit, dhe Meri Kaceri, kamariere.

Ndreu u kap nga forcat “Shqiponja” në një kontroll rutinor ku u kap me disa doza kokainë.

Ai u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës. Po ashtu, i mituri ishte në kërkim dhe për vjedhjen e një motori në gusht të këtij viti.

Mbetet për tu parë akuza që do të ngrejë Prokuroria e Shkodrës në lidhje me Ndreun.


Video