“Pse më parakalove?”, si ndodhi plagosja në Berat, Fabjel Toska doli nga makina dhe...

7 Dhjetor 2025, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Dogana”.

Fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por pasi grupi hetimor ka punuar intensivisht në kqyrjen e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarje.

Mësohet se i plagosuri, Fabjel Toska (Xhindi) ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Seat, me një shokun e tij në aksin nacional Kombinat-Dimal.

Nga pamjet filmike, duket edhe një mjet tjetër, Fuoristradë me ngjyrë të zezë dhe të dyja mjetet parakalohen disa herë me njëra-tjetrën. Pas kësaj, i plagosuri del nga mjeti dhe shkon me vrap tek makina tjetër, nga ana e shoferit (për tu sqaruar me të se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte) por sapo shoferi hap xhamin e qëllon me një plumb në bark.

Nga mjeti tip Seat duket se del edhe shoku i të plagosurit por sapo e sheh që Fabielit i qëllojnë me armë dhe bie në tokë, ai ikën më vrap dhe njofton policinë.

Burimet policore konfirmojnë se i plagosuri dhe shoku me të cilin ishte në makinë nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre, e thënë kjo edhe në deklaratat që kanë dhënë të dy gjatë pyetjes nga inspektorët e krimeve në DVP Berat. Pas plagosjes, Fabjjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, është duke vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Video