Vijon moti i paqëndrueshëm në vend, reshjet parashikohen kryesisht në zonat malore të lindjes

7 Dhjetor 2025, 08:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-4 ballë.


Video