
DENONCIMI/ AKSHI paracaktoi tenderin e kamerave të doganave për ...
13 Shkurt, 15:03Fokus
Një pemë është rrëzuar në rrugën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë, duke shkaktuar bllokimin e trafikut.
Pema besohet të jetë rrëzuar për shkak të erës së fortë, ndërsa për fat të mirë, nuk ka rënë mbi makina.
Punonjës të Bashkisë dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Sakaq, pas hapjes së qarkullimit në Përrenjas, duket se trafiku është zhvendosur në tunelin e Elbasanit.
Radha e gjatë e makinave është në drejtim të Tiranës. Qindra makina u bllokuan në aksin me dëborë në Përrenjas për orë të tëra.