Kolaps trafiku në Përrenjas / Radhë kilometrike mes dëborës, shoferët: Asnjë polic në terren

12 Janar 2025, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafik në Përrenjas

Radhë kilometrike makinash raportohen në aksin rrugor të Përrenjasit në drejtim të Tiranës.

Prej disa orësh, makinat thuajse nuk lëvizin fare, teksa janë bllokuar në rrugën e mbuluar nga dëbora.

Qytetarët ankohen se në terren nuk ka asnjë punonjës të Policisë Rrugore që të menaxhojë trafikun e rënduar.

Po ashtu, situatë e rënduar mbetet edhe në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku raportohet se për disa orë është bllokuar plotësisht trafiku.

Sakaq, Policia Rrugore ka reaguar duke deklaruar se ndodhet në terren dhe trafiku është drejt normalizimit.



Video