Moti i keq / Dhjetëra makina të bllokuara prej dy orësh në Qafën e Ulzës

12 Janar 2025, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina të bllokuara në borë

Si në shumë qytete dhe zona të Shqipërisë, reshjet intensive të dëborës kanë zënë në befasi edhe shoferët në Dibër, veçanërisht ata që kanë përshkuar Qafën e Ulzës.

Reshjet e shumta të borës por edhe mungesa e zinxhirevë dhe gomave, ka bërë që shumë prej tyre të bllokohen në këtë zonë.

Automjete të shumta janë bllokuar në Qafën e Ulzës për të paktën 1 orë e gjysmë.

Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.

Sa i përket furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kw ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.


Video