Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Biznesmeni Gjergj Luca ka ftuar opozitën të mbështesë projektin e Ballkanit të Hapur të iniciuar nga disa vende të Ballkanit Perëndimor.
I ftuar në emisionin “Politico”, Luca ka argumentuar se kjo është e ardhmja drejt zhvillimit ekonomik të vendit. Sipas tij, zgjidhja për të bërë progres është tregu i hapur.
Pak ditë më parë qeveria vendosi që t’i japë biznesmenit Gjergj Luca një ndërtesë me qira përkundrejt pagesës 1 euro për 20 vjet.
Shoqërisë “Rozafa” i kaluan rreth 5 mijë metra katror ndërtesë në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq. Vendimi u mor në mbledhjen e Kabinetit të Ministrave të enjten e javës së kaluar.