Detajet/ Shënjestra në Velipojë ka qenë i dënuar për vrasje, sapo kishte dalë nga burgu

14 June 2022, 23:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet/ Shënjestra në Velipojë ka qenë i dënuar
I plagosuri Pjerin Brushtulli

Pjerin Brushtulli është 48-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në plazhin e Velipojës mbrëmjen e së martës.

Ai ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në Spitalin e Shkodrës ku po merr trajtim mjekësor.

Brushtulli ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij nga Bërdicë, Kolec Nushi. Vrasja ka ndodhur në vitin 2002, ndërsa në vitin 2005 Pjerin Brushtulli është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Dënimi u dha në mungesë pasi Brushtulli ka qenë në arrati. Por ai u kap në vitin 2008 nga Policia e Shkodrës për të vuajtur dënimin me 15 vite. 48-vjeçari Brushtulli ka dalë nga burgu kohët e fundit

 


Video