“Piranjat” kanë shkuar sërish në familjen e monstrës që përdhunonte vajzat.
“Piranjat” nisur nga denoncimi i vajës 17-vjeçare se babai i saj veprimet që kryen me të dhe motrën e bën dhe me vajza të tjera, ka bërë që “Piranjat” të infiltrojnë menjëherë agjenten, e cila shtiret si 14-vjeçare, dhe babai monstër bie menjëherë në kurth.
Ai nis dhe i kërkon menjëherë seks vajzës së “mitur”. Madje atij nuk i bën aspak përshtypje se vajza është e vogël.
Ndërkohë që në krahun tjetër “Piranjat” janë vënë në lëvizje duke marrë vajzën e dytë dhe djalin nga shtëpia e babait monstër, por edhe gruan që jetonte me të.
Pas kësaj, “Piranajt” kontaktuan dhe me policinë, duke arrestuar babain monstër i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.