Momenti kur ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku arrestohet dhe çohet në qeli (VIDEO)

14 June 2022, 18:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku arrestohet dhe çohet në
Agim Kajmaku

Agim Kajmaku, ish-kryetari i bashkisë së Vorës është arrestuar në Itali për trafik droge.

Ai është prangosur së bashku me nipin e tij rreth dy javë më parë Ascoli.

Rreth 20 kilogramë kokainë janë në disa vazo lulesh të cilat ishin blerë nga Kajmaku në Grotomare.

Pasi kanë blerë fidanet Kajmaku dhe nipi i kanë futur ato në vazo më të mëdha.

Kjo i është dukur e çuditshme pronarit italian të fidanishtes i cili ka vënë në dijeni policinë.

Më pas ish drejtuesi i bashkisë Vorë është mbajtur nën survejim nga policia.

Nga kontrolli i bërë është zbuluar sasia e kokainës e cila nëse do hidhej në treg do kishte vlerën e 1 milion eurove.

Ndërkohë ka dalë edhe videoja kur ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në qeli nga forcat e rendit të Italisë, karabinierët dhe Guardia di Finanza.


Video