Çmimi i naftës në stratosferë, 25% e karburanteve hyjnë kontrabandë në Shqipëri

7 February 2022, 12:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmimi i naftës në stratosferë, 25% e karburanteve
Konfindustria

Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.

Në lidhje me këtë, administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, thotë se 25% e karburanteve janë kontraband, hyjnë në rrugë ilegale në Shqipëri, fakt që rëndon  akoma më shumë  xhepat e qytetarëve  dhe bizneseve shqiptare, duke thënë se shteti është bashkëpunëtor në këtë fenomen të rëndë.

“Përtej faktit të thjesht të një rritjeje kemi të bëjmë me një fenomen që ekziston prej vitesh.  Shqipëria prej vitesh është në vend të parë në nivel rajonl dhe europian për çmimet e karburanteve. Ajo që nuk përmendet shpesh është cilësia e dobët e karburanteve.  Kjo përkthehet në kosto financiare, mjedisore, shëndetësore dhe kosto të teknologjisë  në makineritë qe preken nga cilësia e karburanteve.  Mendohet se 25% e sasisë së karburantit është kontarband. Pikërisht këto çmime shumë të larta të vendosura me taksa shumë të larta shërbejnë që edhe pjesa që u grabitet qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve përfundon në xhepat e atyre që e tregtojnë karburantin në mënyrë ilegale. Kemi transaksione të cilat janë legale, nuk janë të regjistruara.  Sasia e madhe e taksave qe është vendosur në një litër karburant përfundon në xhepin e atyre që bëjnë kontrabandën”,-u shpreh Buxhuku./Oranews

 


Video