
Lulzim Basha ka që në 2005-n në nivelet e larta të politikës shqiptare, në pushtet dhe opoozitë, por vetëm tani e ka kuptuar se vendi udhëhiqet nga modelet e komunizmit.
“30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit”, shkruan ai.
Basha postoi një reagim me rastin e 55-vjetorit të nisjes së luftës kundër feve nga regjimi komunist.
“Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën. Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë”, shkruan ai.