“Mos na dëboni nga shtëpitë tona”, me këto parulla banorët e ‘5 majit’ dhe ata të ‘Paskuqanit’ u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Ata i bëjnë thirrje për drejtësi dhe i kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkikaut ErionVeliaj që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë.
“Ne nuk jemi njoftuar fare, kanë ardhur e kanë sjellë letrën për prishjen e objektit dhe na kanë nxjerrë nga procesi i legalizimit. Ku do strehohemi? E kemi futur, por na kanë nxjerrë nga procesi i legalizimit, nuk na i legalizojnë”, tha një banor i Paskuqanit.
Në proces legalizimi, por Aluizmi na ka kthyer dokumente. Në moment të fundit, para dy tre muajsh kam marrë vesh që gjurma bie brenda shtëpisë. Tre muajt e fundit ka ardhur një projekt që bie mes për mes shtëpive tona. Nuk ka transparencë. Neve jemi banorët e Paskuqanit, na kap Bashkia Kamzë. Asnjë transparencë as nga shtëpia Kamzë as nga Bashkia Tiranë”, tha një tjetër banor nga Pakuqani.
Katër persona, 80 metër katror, shtëpia është në proces legalizmi. Po na prishin shtëpitë, ku do shkojmë? Asnjë nuk dimë, asgjë nuk na kanë thënë. Na është vënë vetëm kryqi i kuq tek dera e shtëpisë. Në mbështetje të tyre kanë dalë ehe banorët e Kombinatit.
