Covid-19 / Të shëruarit dyfish më shumë se infeksionet e reja, 4 të viktima në 24 orë

6 February 2022, 19:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Covid-19 / Të shëruarit dyfish më shumë se infeksionet e

Të shëruarit në 24 orët e fundit nga Covid-19 janë më shumë se dyfishi i infektimeve të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3136 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 659 qytetarë, gjysma prej të cilëve në Tiranë.

Në të gjithë vendin janë rreth 13.600 pacientë aktivë, ndërsa në spital po marrin kurim 152 persona, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ku viktima më e re është një 55-vjeçar nga Vlora dhe më e vjetra një 87-vjeçar nga Tirana.

Statistika (06 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 1,549
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3,136

Testime totale 1,693,375
Raste pozitive 264,624
Raste të shëruara 247,636
Raste Aktive 13,608
Humbje jete 3,380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,227
Fier 1,673
Shkodër 1,358
Vlorë 1,066
Elbasan 865
Gjirokastër 827
Berat 733
Lezhë 534
Korçë 498
Durrës 422
Kukës 277
Dibër 128


Video