Mediat greke: Janullatos viziton Belerin në burg, i dha mbështetje shpirtërore!

17 August 2023, 14:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat greke: Janullatos viziton Belerin në burg, i dha mbështetje
Anastas Janullatos/ Fredi Beleri/ Himara

Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka vizituar në burg Fredi Belerin nga ku ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur nga zgjedhjet e 14 Majit. 

Mediet greke shkruajnë se vizita e Janullatos në burg, për të takuar Belerin përfshin këto element:

1-  Se kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi e gjithë Kishës.

2-  Dhe së fundi, rivendosja e drejtësisë dhe rendit juridik kontribuon në zgjidhjen shoqërore dhe zhvillimin e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve paqësore.

Kujtojmë se Fredi Beleri  u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës.

Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Avokatët kishin kërkuar një masë më të lehtë në rekursin e paraqitur në gjykatën e lartë, por trupi gjykues nuk i pranoi argumentet e tyre./Romfea


Video