Shtyhet seanca për Berishën, GJKKO zëvendëson avokatin nga shteti pas postimit "kontravers" për ish-kryeministrin

25 October 2023, 19:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për Berishën, GJKKO zëvendëson avokatin nga
Ish-kryeministri Sali Berisha / Në sfond: SPAK

Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00 seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i akuzuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Berisha zgjodhi të mos shkojë në gjyq, ndërsa edhe dy avokatët që e përfaqësonin fillimisht bojkotuan seancën me pretendimin se gjykatësja nuk miratoi kërkesat e tyre.

Në këto rrethana, GJKKO vendosi të caktojë avokatin nga shteti, Artan Simoni për të përfaqësuar Sali Berishën. Më pas, GJKKO ka vendosur ta zëvendësojë Simonin me një tjetër avokat kryesisht, mesa duket për shkak të një statusi në "Facebook" që ai kishte bërë dy ditë më parë për Berishën.

Sipas një njoftimi zyrtar nga GJKKO, thuhet se me me kërkesë të Prokurorisë me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, gjykata ka vendosur që të zëvendësojë avokatin kryesisht, Artan Simonin për mbrojtjen e ish-Kryeministrit Berisha me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht.

Avokatit të ri është lënë kohë deri ditën e nesërme në orën 10:00, kur edhe do të rinisë seanca, për t'u njohur me aktet.


Video